Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, në autostradën Mazgit-Prishtinë ndodhi një aksident fatal ku humbi jetën drejtuesi i një kamioni që u përmbys.
Ekipi mjekësor, që mbërriti në vendngjarje, konfirmoi vdekjen e shoferit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, njoftoi se përveç ekipit mjekësor, njësitë policore dhe zjarrfikësit ishin të pranishëm në vendin e aksidentit për të menaxhuar situatën.
Policia e Kosovës përsëriti thirrjen për respektimin e rregullave të trafikut dhe kërkoi kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në rrugë, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla tragjike.

Leave a Reply