Në një mbledhje të fundit, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për rishpërndarje dhe kursime buxhetore.
Vendimi parashikon që fondet t’i kalojnë Ministrisë së Financave për të mbuluar disa kategori pensionale dhe pagesash sociale. Ndihmat do të mbulojnë pensionet bazë, pensionet për punëtorët arsimorë të viteve ’90, pensionet familjare, pensionet për të verbrit, dhe pensionet për veteranët.
Po ashtu, do të përfshijnë pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë, si dhe mbështetjen për shpenzimet komunale të familjeve të cenueshme. Në total, shuma e mjeteve të akorduara arrin në 4 milionë e 752 mijë e 350 euro.

Leave a Reply