Bislimi dhe ambasadori i ri slloven diskutojnë përparimin e dialogut dhe rrugën drejt integrimit evropian të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti të hënën ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, dhe e uroi për detyrën e re.

Sipas një komunikate për shtyp, Bislimi i dha ambasadorit Blaj një përmbledhje mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të nivelit të kryenegociatorëve, i cili u mbajt në Bruksel më herët këtë muaj.

Gjatë takimit, Bislimi theksoi sërish rolin destruktiv të Serbisë në proces, duke përmendur tërheqjen e saj nga Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit, si dhe bllokimin e formimit të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur me dhunë.

Diskutimi përfshiu gjithashtu integrimin evropian të Kosovës.

“Zëvendëskryeministri falënderoi Slloveninë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në këtë rrugë, duke theksuar se vendi ynë vazhdon të ketë synim kryesor marrjen e statusit të vendit kandidat”, thuhet në komunikatë./teve1.info/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *