Kosova bëhet pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Golfit

Kosova është bërë zyrtarisht anëtarja e 154-të e Federatës Ndërkombëtare të Golfit (IGF), një arritje e madhe për këtë sport në vendin tonë.

Pas shumë përpjekjeve dhe një dekade angazhimi të vazhdueshëm, ky pranim shënon një hap të rëndësishëm në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe drejt ëndrrës për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike. Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme dhe bashkëpunimit të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe mbështetjes së madhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe mërgata shqiptare.

Dino Asanaj, i cili themeloi golfin në Kosovë, ka pasur një rol kyç në këtë rrugëtim, duke ndihmuar në ngritjen e një strukture solide për këtë sport. Mbështetja ndërkombëtare dhe përkushtimi i individëve dhe organizatave vendore kanë qenë gjithashtu thelbësore për këtë arritje.

Me këtë pranim, Kosova jo vetëm që luan golf, por tani e përfaqëson atë në nivel global, duke hapur një faqe të re në historinë sportive të vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *