Vaksinimi Kundër Gripit Sezonal Nis Më 1 Tetor: Çfarë Duhet Të Dini

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ka bërë të ditur se vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë nga data 1 tetor. Qytetarët kanë mundësinë të marrin këtë shërbim në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) më të afërta që ofrojnë njësi vaksinimi.

Në njoftim është theksuar gjithashtu: “Është e nevojshme të keni me vete letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes për fëmijët, për shkak të regjistrimit të të dhënave në sistem.”

Kjo vaksinë përbën një masë parandaluese të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit të gripit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *