Kurti diskuton sfidat e qeverisjes pas ngjarjeve në Banjska

Albin Kurti, Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe udhëheqësi i Vetëvendosjes, ka diskutuar për sfidat e qeverisjes së tij gjatë një interviste për TV Prizreni.

Në pesë vitet e fundit, qeveria e tij është përballur me disa pengesa të rëndësishme. Kurti ka theksuar incidentet në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit, duke akuzuar Serbinë për përpjekjet e saj për të ndarë Kosovën përmes sulmit në Banjska, ndërsa goditjen në kanalin e Ibër-Lepencit e ka cilësuar si një sulm kinetik.

Një tjetër sfidë që Kurti ka përmendur është ajo e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë pasur ndikim të rëndësishëm, duke përfshirë rrëzimin e çmimit tavan për produktet bazë. Përveç kësaj, ai ka përmendur edhe sfidat e pandemisë, sigurimin e vaksinave dhe inflacionin që u përjetua në vitin 2022.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *