Ushtarët zviceranë të KFOR-it fokus në luftën ndaj korrupsionit

Përfaqësuesit e KFOR-it zviceran (LMT) u takuan sot me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ku diskutuan mbi përpjekjet kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Gjatë takimit, Kryeziu falënderoi përfaqësuesit për mbështetjen e tyre në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Tema kryesore e bisedës ishte trajtimi i rasteve të korrupsionit, përfshirë ato që përfshijnë zyrtarë policorë, si dhe sfidat ndërkufitare dhe bashkëpunimin ndërkombëtar që kërkohet për zgjidhjen e tyre.

Kryeziu informoi përfaqësuesit mbi strukturën dhe funksionin e prokurorisë, sfidat aktuale dhe synimet për të ardhmen. Përfaqësuesit zviceranë shprehën interes të veçantë për bashkëpunimin me institucionet tjera të drejtësisë, për të rritur transparencën dhe përmirësuar qasjen e qytetarëve në shërbimet e prokurorisë.

Në fund, ata konfirmuan gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Prokurorinë Themelore në Prizren, me qëllim forcimin e ligjit dhe sigurisë në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *