Peci: VV kthehet në media vetëm gjatë fushatës zgjedhore

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, ka kritikuar vendimin e Vetëvendosjes për t’u rikthyer në media, duke vënë në dukje se kjo ndodh vetëm kur janë në nevojë për vota, jo për llogaridhënie gjatë qeverisjes.

Peci thekson se është e çuditshme që partia shmang mediat në kohën kur kërkohet përgjegjshmëri publike, por i shfrytëzon ato gjatë fushatave zgjedhore. Ai pyet nëse ky vendim nuk është marrë paksa me vonesë.

Kjo kritikë vjen si pasojë e vendimit të kryesisë së partisë për të intensifikuar praninë mediatike në prag të zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *