Familja e Edit i përgjigjet Dolces pas ngjarjeve të mbrëmshme

Në 24 orët e fundit, marrëdhënia mes Edit dhe Dolcës, dy nga pjesëmarrësit e “Big Brother VIP Kosova”, ka marrë një kthesë të rëndësishme.

Pas ditëve të mbushura me tensione dhe paqartësi, ata vendosën që rrugët e tyre të ndahen. Biseda e tyre e fundit, që u zhvillua në një mënyrë të qetë nga ana e Edit, përfundoi me një vendim për t’i dhënë fund afrimitetit të tyre brenda lojës.

Pas transmetimit të kësaj situate, vëmendja e publikut u përqendrua tek llogaria e Edit në Instagram, e cila menaxhohet nga familjarët e tij. Deri mbrëmë vonë, Dolce ende ishte në listën e personave që Edi ndiqte, duke lënë hapësirë për spekulime mbi mbështetjen e mundshme të familjes ndaj saj.

Megjithatë, sot situata ka ndryshuar. Familja e Edit ka vendosur të ndërpresë çdo lidhje virtuale me Dolcën duke bërë “Unfollow”.

Ky veprim, në botën e showbiz-it, interpretohet si një qëndrim i qartë distancimi dhe mosmiratimi ndaj Dolcës. Ndërkohë që Edi vazhdon lojën brenda shtëpisë, jashtë saj, ndarja është konfirmuar publikisht.

Për mbështetësit e tij, Dolce tashmë është një pjesë e së shkuarës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *