Ministrja e përkohshme e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka firmosur një vendim të ri për mbrojtjen e konsumatorëve në tregun e naftës në Kosovë.
Ky vendim synon të ruajë konkurrencën e drejtë dhe të sigurojë transparencë në çmimet e karburanteve të transportit. Vendimi vjen pas monitorimit të tregut, ku është vërejtur një rritje e shpejtë e çmimeve të shitjes pas ndryshimeve në çmimet furnizuese, ndërsa nuk ka pasur një ulje proporcionale kur çmimet furnizuese bien.
Për këtë arsye, janë vendosur kufij për marzhat tregtare: deri në 2 eurocent për litër për shitjen me shumicë dhe deri në 12 eurocent për litër për shitjen me pakicë. Ky masë, që hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare, do të shoqërohet me rritjen e inspektimeve nga Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.
Ministrja Hajdari thekson rëndësinë e këtij vendimi për një treg të drejtë dhe të kontrolluar, duke siguruar mbrojtje për konsumatorët dhe bizneset në vend.

Leave a Reply