Berat Lahu, asamblisti i pavarur në Komunën e Prishtinës, ka publikuar një dokument që tregon se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka licencuar kompaninë Energy Financing Team (EFT), e drejtuar nga biznesmeni serb Vuk Hamoviq.
Dokumenti, i shpërndarë nga Lahu në rrjetin social ‘Facebook’, përmban informacion se EFT-ja është licencuar më 2 shtator 2021, me nënshkrimin e Ymer Fejzullahut nga ZRRE. Lahu ka thënë se Armend Muja dhe Artane Rizvanolli duhet ta pranojnë këtë fakt, duke theksuar se nuk po shpif, por po zbulon të vërtetën e licencimit të EFT-së.
Në kundërshtim me pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje, që ka mohuar licencimin e kësaj kompanie gjatë qeverisjes së saj, dokumenti i publikuar nga Lahu tregon të kundërtën. Ky zbulim ka ngjallur polemika, duke vënë në pikëpyetje deklaratat e mëparshme të Vetëvendosjes lidhur me çështjen e licencimit të EFT-së nga ZRRE.

Leave a Reply