EFT e Vuk Hamoviqit mori licencën në shtator 2021 nën qeverinë Kurti II

Berat Lahu, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka nxjerrë në dritë dokumenta që konfirmojnë licencimin e kompanisë EFT, në pronësi të biznesmenit serb Vuk Hamoviq.

Kjo ndodhi gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, ku anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ishin të emëruarit nga Vetëvendosje. Lahu, përmes një postimi në Facebook, publikoi dokumentin e datës 2 shtator 2021, duke theksuar se Armend Muja dhe Artane Rizvanolli duhet ta pranojnë të vërtetën e kësaj çështjeje.

Në një intervistë për “Debat Plus”, Lahu shtjelloi se si vendimi i vitit 2021, i cili çoi në licencimin e EFT, kishte rrezikuar sigurinë kombëtare. Ai theksoi se aplikimi për licencë nga Hamoviq kishte ndodhur në dhjetor 2020, pas largimit të KOST nga rrjeti me Serbinë, duke e bërë të nevojshëm bashkëpunimin me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi për qarkullimin e energjisë.

Lahu kritikoi përzgjedhjen e Bordit të ZRrE-së, ku shumica ishin të emëruar nga Vetëvendosje, duke shtuar se energjia është një burim kritik dhe vendimi për licencimin e EFT ishte i papranueshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *