Incident me armë zjarri në Skenderaj, policia në hetime

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Skenderaj, ku një veturë në lëvizje ka kryer të shtëna, informon Gazeta Online Veriu.info.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen, duke deklaruar se incidenti ka ndodhur në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci”. Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:00, ku policia ka marrë informacion mbi të shtënat nga një automjet në lëvizje.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur raportime për persona të lënduar. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa njësitë përkatëse po vazhdojnë hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Zahiti theksoi se hetimet janë në vijim për të zbardhur më shumë detaje lidhur me rastin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *