Hapet linja e re e autobusit për Mitrovicën e Jugut dhe Veriut

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për një zhvillim të rëndësishëm në transportin publik për Mitrovicën.

Ai deklaroi se është hapur thirrja për aplikime për subvencionimin e transportit publik, një hap që pritet të përforcojë lidhjet mes Jugut dhe Veriut të qytetit. Projekti parashikon krijimin e linjave të autobusëve që do të lidhin Mitrovicën e Jugut me Leposaviqin, Zubin-Potokun, dhe Jarinjën.

Gjithashtu, do të ketë linja drejt Kroi i Vitakut, Zhazhës, Bistricës, Cerajës, dhe nga Mitrovica e Jugut për në Banjskë dhe fshatrat e Zveçanit. Durmishi theksoi rëndësinë e lëvizjes së lirë dhe bashkimit të qyteteve dhe njerëzve, duke e cilësuar këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm për komunitetin.

Ky zhvillim synon të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe të përforcojë integrimin e zonave të ndryshme të Mitrovicës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *