Gjykata e Lartë rikthen Besim Kelmendin në detyrë si U.D. Kryeprokuror

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur të anulojë vendimin për shkarkimin e U.D.

të kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshëm. Ky vendim vjen pas një ankese të paraqitur nga Kelmendi, e cila është konsideruar e bazuar nga gjykata.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës është shpallur si i padrejtë dhe i pa mbështetur në ligj. Gjykata ka theksuar se vendimi për shkarkim është marrë pa bazë të qartë ligjore, duke krijuar pasiguri mbi legjitimitetin e një vendimi të tillë.

Gjykata Supreme ka kërkuar që lënda t’i kthehet Këshillit Prokurorial për rishqyrtim dhe rivendosje, duke vënë në dukje se vendimi fillestar për shkarkimin e Kelmendit është marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe Kodin e Etikës Profesionale për Prokurorë. Ky hap nënvizon nevojën për respektim rigoroz të procedurave ligjore në proceset disiplinore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *