Ministria dhe Komuna Fushë Kosovë bashkë për QKMF të re

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetarin e ri të Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, morën pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje për ndërtimin e një Qendre Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Fushë Kosovë.

Projekti do të ketë një kosto prej 2.5 milionë euro. Në fjalën e tij, Kurti theksoi se ndërtimi i kësaj qendre është një zhvillim pozitiv jo vetëm për banorët, por edhe për mjekët dhe stafin administrativ që do të përfitojnë nga kushtet e punës më të mira.

Ai vuri në dukje se gjatë mandatit të tij janë pajisur shërbimet e kujdesit parësor me autoambulanca dhe automjete për vizita shtëpiake, si dhe është rritur ndjeshëm buxheti për barna. Kurti shtoi se kjo është QKMF e gjashtë që ndërtohet gjatë mandatit aktual, duke përmendur edhe qendrat në komunat e tjera si Drenas, Shtime, Istog dhe Ferizaj.

Marrëveshja ishte e gatshme për firmosje që nga janari, por realizimi i saj u mundësua nga bashkëpunimi me qeverisjen lokale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *