Kryeministri i përkohshëm i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një vizitë në Komunën e Obiliqit, ku u prit nga kryetari i sapozgjedhur, Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij.
Në këtë takim, kryeministri Kurti e përgëzoi Thaçin për marrjen e detyrës pas fitores në zgjedhjet lokale të mbajtura më 9 nëntor. Ai shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte që kanë rëndësi për komunitetin lokal.
Kryetari Thaçi falënderoi kryeministrin për vizitën dhe e informoi mbi hapat e parë të ndërmarrë në postin e ri, duke përfshirë planin e punës për muajt e ardhshëm dhe projektet prioritare për administratën e tij. Vizita e Kurtit vjen si një shenjë mbështetjeje për qeverisjen e re në Obiliq dhe përpjekjet e saj për përmirësimin e kushteve për banorët e zonës.

Leave a Reply