Kurti dhe ambasadori Hargreaves bisedojnë për zgjedhjet e dhjetorit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe nevoja për formimin e shpejtë të institucioneve pas tyre.

Kurti shprehu mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ofron Kosovës, veçanërisht në fushat si zhvillimi i softuerit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe forcimi i infrastrukturës teknologjike të zgjedhjeve. Në deklaratën zyrtare, u theksua gjithashtu se temë e diskutimit ishin prioritetet ekonomike të Kosovës, investimet kapitale të planifikuara, integrimi evropian, si dhe çështje të tjera aktuale.

Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i rëndësishëm për Kosovën dhe vendi është i vendosur të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet e tyre të shkëlqyera dypalëshe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *