Deputetja nga Shqipëria emërohet nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Shqipëria ka arritur një përfaqësim të rëndësishëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pas një vendimi të marrë në mënyrë unanime.

Deputetja shqiptare, Olta Xhaçka, është emëruar në rolin e Zëvendës Presidentes së këtij institucioni të njohur ndërkombëtarisht.

Lajmin e bëri publik vetë Xhaçka përmes një postimi në Facebook, ku ajo theksoi se ky është një shprehje e fuqishme e besimit se Shqipëria ka zë, ndikim dhe vizion të qartë.

Postimi i plotë në Facebook:

“E nderuar për besimin që mu dha sot, përmes zgjedhjes në unanimitet, si Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kjo nuk është thjesht një detyrë e re — është një mesazh i fortë besimii se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion.

Kjo detyrë sjell përgjegjësi të qarta: të forcoj zërin e vendit tim në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Do të angazhohem me përkushtim për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit, për të qëndruar pranë Ukrainës në përpjekjet për drejtësi dhe paqe, si dhe për të nxitur reformat që e bëjnë Shqipërinë një partnere gjithnjë e më të besueshme”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *