Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka vizituar sot disa biznese lokale në Vushtrri, duke u pritur me respekt nga pronarët.
Gjatë vizitave në Ciao Berto, Novolani dhe Loni Dekor, Krasniqi nënvizoi rëndësinë e bizneseve për ekonominë e vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi theksoi se LDK-ja është e përkushtuar të mbështesë bizneset me programe konkrete dhe investime të reja, për të rigjallëruar një ekonomi që ka qenë në vështirësi për pesë vjet.
Ajo deklaroi se zhvillimi ekonomik dhe forcimi i bizneseve janë prioritete kryesore të partisë. Krasniqi gjithashtu përmendi përgjegjësinë e LDK-së për të udhëhequr një rimëkëmbje të madhe, duke rikthyer një shtet që ndërton dhe një shoqëri që ecën përpara.
Ajo përfundoi me një mesazh optimist për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Leave a Reply