Zgjedhja e Hajdarit për të përfaqësuar Kosovën gjen mbështetje në kampin zviceran

Zvicra u përball me një lajm të rëndë këtë mëngjes, pasi mbrojtësi i Hoffenheimit, Albian Hajdari, mori vendimin për të luajtur për Kosovën në mënyrë zyrtare.

Ky lajm është trajtuar edhe nga mediat kryesore zvicerane, të cilat e kanë quajtur si një goditje tjetër për Zvicrën, pas largimit të Leon Avdullahut drejt Kosovës në shtator, raporton Arbresh.info.

Drejtori i kombëtares zvicerane, Pierluigi Tami, dha një koment të shkurtër mbi këtë çështje.

“Albiani është përzgjedhur për ekipin senior nacional disa herë. Ai ishte pjesë e ekipit, por nuk është stabilizuar si startues i rregullt. Tani ai ka vendosur që të luajë për Kosovën në të ardhmen dhe ne e respektojmë vendimin e tij”, ka thënë Tami për “Blue Sport”.

Albian Hajdari do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e tetorit kundër Sllovenisë dhe Suedisë, të cilat janë të vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës./Arbresh.info


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *