Rama ndërpret Osmanin: Vlerësim për kontributin e saj

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për lajmin e heqjes së masave ndaj Kosovës, presidentja Vjosa Osmani u vlerësua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit ndërhyri për të përgëzuar presidenten, duke i dhënë asaj të gjitha meritat për këtë arritje. Rama deklaroi se lajmi ishte i mirë dhe theksoi se suksesi i takonte plotësisht Osmanit.

Ndërkohë, Presidentja Osmani njoftoi se në përfundim të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, u vendos që të gjitha masat ndaj Kosovës të hiqeshin. Një pjesë e tyre do të hiqen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë në fund të janarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *