Deputetja britanike Alicia Kearns ka përshëndetur heqjen e disa masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa nuk duhej të ishin vendosur kurrë.
Ajo vuri në dukje se Lista Serbe vendosi të bojkotojë zgjedhjet komunale, ndërsa paramilitarët, të mbështetur nga Serbia, kanë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it gjatë vitit 2023. Në fjalën e saj, Kearns iu referua gjithashtu incidentit në Banjska, ku një grup paramilitar i drejtuar nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i trajnuar në bazat serbe, vrau policin Afrim Bunjaku.
Deputetja theksoi se sanksionet ndaj Kosovës ishin të padrejta dhe bëri thirrje për heqjen e plotë të tyre. Ajo përmbylli duke nënvizuar rëndësinë e ndjekjes penale të Radoiçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe theksoi nevojën për forcimin e sigurisë rajonale dhe orientimin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.

Leave a Reply