Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se masat ndaj Kosovës do të hiqen, duke theksuar se arsyeja për këtë vendim është transferimi paqësor i pushtetit lokal në veri pas zgjedhjeve të fundit.
Von der Leyen shprehu kënaqësinë e saj për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke theksuar se këto hapa të rëndësishëm u mundësuan heqjen e masave. Ajo bëri të ditur se ky hap do të pasohet nga një ndihmë financiare për Kosovën, ku 216 milionë euro janë planifikuar të ndahen, ndërkohë që 205 milionë prej tyre do të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm.
Ky zhvillim ka ardhur pas zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, ku kalimi i pushtetit u realizua paqësisht, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit.

Leave a Reply