Komisioni i Buxhetit i Bundestagut gjerman ka miratuar një fond prej mbi 50 miliardë eurosh për blerje armësh dhe pajisjesh ushtarake.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, kjo shumë përbën investimin më të madh të njëhershëm për Bundeswehr-in, forcat e armatosura të Gjermanisë, raporton “Deutsche Welle”. Në listën e pajisjeve të kërkuara, uniformat dhe pajisjet mbrojtëse për ushtarët zënë vendin kryesor.
Për më tepër, është bërë një porosi për 200 automjete luftarake këmbësorie të tipit “Puma”, me një kosto prej 4 miliardë eurosh. Ky vendim për financimin vjen në një kohë kur Gjermania po rrit kapacitetet e saj ushtarake për të përballuar kërcënimet nga agresioni rus.
Sipas Nina Haase, kryekorrespondente për politikën në “Deutsche Welle”, Gjermania ka rritur ndjeshëm investimet në ushtri gjatë tre viteve të fundit, duke tejkaluar shpenzimet e tetë viteve të mëparshme.

Leave a Reply