Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim për vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për të vendosur marzha maksimale tregtare për produktet e naftës, duke e cilësuar këtë si një ndërhyrje të pajustifikuar në ekonominë e tregut të lirë.
Sipas Odës, Kushtetuta e Kosovës siguron një ekonomi tregu me konkurrencë të lirë dhe ndërhyrjet e shtetit në çmimor janë të lejuara vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe të përcaktuara qartë me ligj. Oda argumenton se çmimet e karburanteve nuk janë të rregulluara nga ligjet aktuale dhe se vendosja e çmimeve përmes masave administrative përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në treg.
Ajo thekson se vendimi i qeverisë në detyrë është i diskutueshëm, pasi ky organ ka mandate të kufizuara për vendime të tilla. Në fund, Oda bën thirrje për rishikimin dhe shfuqizimin e këtij vendimi, duke kërkuar që çështjet e tregut të zgjidhen përmes transparencës dhe dialogut me sektorin privat, në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë ekonomike dhe konkurrencës së lirë.

Leave a Reply