Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër R.M., nën akuzën për krime lufte kundër civilëve.
Sipas dokumenteve zyrtare, më 31 mars 1999, në fshatin Burim, Komuna e Malishevës, R.M. dyshohet se, në bashkëpunim me forcat policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë.
Përveç kësaj, R.M. akuzohet se ka marrë pjesë në shkatërrimin e pronës, dëbimin e popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk ishin aktivë në veprime luftarake.
Aktualisht, i pandehuri është në paraburgim, ndërsa çështja është përcjellë për shqyrtim në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Prokuroria thekson angazhimin e saj për të ndjekur penalisht krimet e luftës, duke siguruar drejtësi për viktimat dhe duke vendosur përgjegjësi për autorët, në përputhje me ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare.

Leave a Reply