Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka vendosur që gjatë periudhës nga 20 dhjetori 2025 deri më 4 janar 2026, shërbimet komunale për qytetarët të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave.
Ky vendim është marrë duke marrë parasysh numrin e madh të mërgimtarëve që vizitojnë Kosovën gjatë kësaj periudhe festive. Sektori i Gjendjes Civile do të ofrojë shërbime nga ora 08:00 deri në 12:00, për të lehtësuar nevojat e qytetarëve.
Ky orar i zgjeruar synon të përmirësojë qasjen ndaj shërbimeve komunale, duke u mundësuar qytetarëve të përfundojnë procedurat e tyre pa vonesa, edhe gjatë ditëve që zakonisht janë pushim. Kjo iniciativë pritet të ndihmojë veçanërisht ata që kthehen për vizita të shkurtra në vendlindje.

Leave a Reply