Kurti prezanton projektet e reja për infrastrukturën e Mitrovicës

Në Mitrovicë, Lëvizja VETËVENDOSJE!

nisi fushatën e saj, ku Kryeministri Albin Kurti përurroi një urë të re për këmbësorët mbi lumin Ibër. Ai theksoi rëndësinë e kësaj ure për të afruar qytetarët nga të dyja anët e lumit.

Kurti njoftoi se në Mitrovicë do të ndërtohet një urë e tretë, duke lidhur Mullirin e Zhabarit me Gushavcin dhe Vidimriqin. Ai gjithashtu premtoi fuqizimin e Trepçës dhe rindërtimin e xhamisë së Ibrit, duke ruajtur vlerat historike.

Në fjalimin e tij, Kurti u zotua për dyfishimin e shtesave për fëmijë nga 45 në 90 euro dhe për rritjen e pagesës për nënat lehona në 500 euro. Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe i ftoi ata që të votojnë numrin 116, duke premtuar vazhdimësinë e një qeverisjeje që ofron siguri dhe prosperitet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *