Kryeministri Kurti prezanton projekte zhvillimore për Mitrovicën

Kryeministri Albin Kurti ka inauguruar një urë të re për këmbësorët mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke theksuar rëndësinë e saj për afrimin e qytetarëve nga të dyja anët e qytetit.

Në vazhdën e premtimeve për këtë zonë, ai njoftoi për ndërtimin e një ure të tretë që do të lidhë Mullirin e Zhabarit me Gushavcin dhe Vidimriqin. Kurti theksoi gjithashtu se “Trepça” do të fuqizohet dhe xhamia e Ibrit do të rindërtohet, duke ruajtur trashëgiminë historike.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri ritheksoi planin për dyfishimin e shtesave për fëmijë nga 45 në 90 euro dhe rritjen e ndihmës financiare për nënat lehona në 500 euro. Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë të mbështesin qeverinë e tij përmes votës për numrin 116 të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke premtuar siguri dhe mirëqenie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *