ZRRE miraton skemën mbështetëse për energjinë e gjelbër

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka zhvilluar një mbledhje ku anëtarët e bordit miratuan disa vendime të rëndësishme.

Me pesë vota pro, u dha pëlqimi për rregullën e re që mbështet mekanizmin e energjisë së ripërtëritshme, duke shënuar një hap përpara në promovimin e burimeve të pastra të energjisë në vend. Në të njëjtën mbledhje, u aprovua edhe një kërkesë për dhënien e autorizimeve për vet konsum të energjisë elektrike për 43 biznese private.

Ky vendim pritet të nxisë përdorimin e energjisë së gjeneruar vetë nga këto biznese, duke ulur varësinë nga rrjeti publik dhe duke kontribuar në qëndrueshmërinë energjetike. Ky zhvillim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar sektorin e energjisë në Kosovë, duke i bërë burimet energjetike më të qëndrueshme dhe të arritshme për aktorët e ndryshëm të tregut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *