Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe aspiranti për postin e Kryeministrit, Bedri Hamza, ka prezantuar në një videospot pesë zotimet e para për qytetarët e Kosovës, duke theksuar synimin për përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së tyre.
Në këto angazhime, Hamza ka premtuar një rritje të konsiderueshme të pagave për sektorin publik, duke parashikuar një rritje prej 50% për të gjithë punëtorët. Ai gjithashtu ka paralajmëruar rritje të dukshme të pensioneve dhe ndihmave sociale, duke garantuar se pensioni më i ulët do të jetë 250 euro.
Një tjetër zotim i rëndësishëm është ulja e tatimit për pagat, me qëllim që punëtorët të kenë më shumë të ardhura mujore. Po ashtu, Hamza ka bërë të ditur se do të ulë TVSH-në për produktet bazike ushqimore dhe energjinë elektrike, duke synuar çmime më të përballueshme për qytetarët.
Në përfundim, Hamza ka siguruar se këto angazhime janë konkrete dhe të realizueshme, duke i quajtur ato thelbësore për vendin.

Leave a Reply