Gjykata Supreme anulon kufizimin e kompensimit për udhëtime

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur të shfuqizojë një pjesë të Rregullores për kompensimin e udhëtimeve zyrtare dhe shpenzimeve të përfaqësimit, duke e shpallur atë të paligjshme.

Vendimi erdhi pas një kërkese të paraqitur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kundër Qeverisë së Kosovës, duke sfiduar kufizimin kohor të vendosur nga neni 6 i Rregullores nr. 06/2023.

KDI, në korrik 2025, kishte marrë një ankesë nga ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët argumentonin se kufizimi i kohëzgjatjes për kompensimin e udhëtimeve zyrtare binte ndesh me Ligjin për pagat në sektorin publik. Ky ligj garanton të drejtën për kompensim pa kufizime kohore, ndërsa qeveria ka vetëm kompetencën për të rregulluar procedurën, jo për të kufizuar të drejtën vetë.

Gjykata konstatoi se kufizimi njëmujor i shpenzimeve tejkalon kompetencat qeveritare dhe cenon të drejtën e garantuar me ligj, duke e shpallur nenin si të paligjshëm dhe të pavlefshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *