Deputetja Jeta Statovci, gjatë intervistës në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka diskutuar nëse Vetëvendosje ka mbështetjen e nevojshme për krijimin e Qeverisë Konjufca.
Statovci theksoi se qysh në fillim kanë kërkuar zgjidhje bashkëpunuese, duke ofruar partneritet me partitë e tjera politike në Kosovë. Ajo theksoi se qytetarët kanë shprehur dëshirën e tyre që institucionet të bashkëpunojnë me grupin parlamentar të Vetëvendosjes.
“Si përgjegjës bashkë me spektrin tjetër politik, kemi tentuar vazhdimisht të ofrojmë zgjidhje,” tha ajo. Gjithashtu, Statovci vuri në dukje se opozita nuk po pranon situatën aktuale politike, duke shtuar se qytetarët tashmë kanë shprehur mendimin e tyre.

Leave a Reply