Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar detajet financiare të fushatës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet lokale të këtij viti.
Sipas raportit të paaudituar, partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga, dhe detyrime të tjera, duke mbetur me një suficit të hyrash në fund të periudhës. Nga 9 qershori deri më 9 nëntor të vitit 2025, AAK ka realizuar të hyra totale prej 85 mijë e 818 euro e 33 centë, përfshirë edhe donacione prej 1 mijë euro dhe kontribute në natyrë me vlerë 5 mijë e 185 euro.
Shpenzimet e fushatës kanë arritur në 24 mijë e 187 euro e 70 centë, ku përfshihen pagat dhe kompenzimet me 5 mijë e 318 euro e 68 centë, transporti me 1 mijë e 641 euro e 70 centë, dhe reklamat me 12 mijë e 250 euro e 67 centë. Blerja e mallrave ka kushtuar 320 euro, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë 3 mijë e 781 euro e 65 centë, me shpenzime të tjera që arrijnë në 875 euro.

Leave a Reply