Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka kritikuar ashpër Albin Kurtin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ktheu pas 12 ligje të miratuara nga kjo parti.
Abazi ka përdorur terminologji të fortë, duke e quajtur situatën si “superkriminalitet”, një term që më parë e kishte përdorur vetë Kurti. Gjykata Kushtetuese vendosi se gjatë miratimit të këtyre ligjeve ishin shkelur procedurat, duke bërë kështu që këto akte të konsiderohen të pavlefshme.
Sipas Abazit, ky vendim tregon se demokracia në vend është në një gjendje të rëndë, të cilën ai e përshkruan si “në lëngim kanceri me metastazim të rrezikshëm”. Në një postim, Abazi shprehet se ky zhvillim e bën Kurtin “superkriminel” dhe tregon për një krizë të thellë në funksionimin e Kuvendit dhe demokracisë përfaqësuese.

Leave a Reply