Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin e dobët të sektorit energjetik, duke e cilësuar situatën aktuale si “skandali më i madh energjetik” i viteve të fundit.
Në një konferencë për mediat, kandidatët për deputete të LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Janina Musliu, prezantuan të dhëna që sipas tyre tregojnë për importin e energjisë elektrike në Kosovë që ka arritur në 811 milionë euro gjatë pesë viteve të fundit. Vetëm për vitin aktual, shpenzimet kanë arritur në 247 milionë euro.
Abdixhiku theksoi se gjatë kësaj periudhe, Kosova, një nga vendet më të varfra në Evropë, po përballet me një krizë të rëndë ekonomike për shkak të këtyre shpenzimeve të mëdha në energji. Ai akuzoi mafian energjetike për përfitime të paligjshme, ndërsa qytetarët mbeten të dëmtuar.
LDK vazhdon të ngrejë këtë çështje, duke mbrojtur interesin publik dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme për të ndriçuar të ardhmen e vendit.

Leave a Reply