Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dhënë një përgjigje ironike ndaj kritikave nga Vetëvendosje, duke i falënderuar për “kujdesin” e tyre ndaj partisë që drejton.
Në një postim të tij, Abdixhiku ironizoi se përfaqësuesit e Vetëvendosjes po tregojnë sesi duhet të drejtohet LDK-ja. Ai theksoi se ndonëse nuk kanë pasur kohë të përgjigjen për shkak të angazhimeve, partia është e fokusuar në 9 gara të rëndësishme, me synim fitore të dielën.
Abdixhiku u shpreh i bindur në suksesin e LDK-së dhe falënderoi kundërshtarët ideologjikë për këshillat e tyre, duke i konsideruar si të mira për partinë. Ai u kërkoi mirëkuptim për mungesën e reagimeve të menjëhershme, duke theksuar se gara aktuale është prioriteti kryesor i partisë.

Leave a Reply