Abdixhiku fton delegatët për Kuvendin e LDK-së të shtunën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar delegatët e partisë për të marrë pjesë në Kuvendin e ardhshëm, ku do të diskutohen dhe vendosen çështje kyçe politike dhe organizative.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku theksoi se LDK është një parti që nuk frikësohet nga anëtarësia e saj, vota apo gara. Ai nënvizoi se vendimet e rëndësishme janë marrë gjithmonë në Kuvend, me pjesëmarrjen e anëtarëve dhe në një atmosferë të hapur dhe pa frikë.

“Të shtunën, anëtarësia do të flasë dhe do të dalim më të fortë dhe më të organizuar,” deklaroi Abdixhiku, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për të ardhmen e partisë dhe të Kosovës. Në të njëjtën kohë, Avdullah Hoti, anëtar i Kryesisë dhe ish-kryeministër, bëri të ditur se do të kërkojë mbështetjen e delegatëve për të marrë postin e kryetarit të LDK-së gjatë mbledhjes së Kuvendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *