Abdixhiku: Kaçaniku ka mundësinë të zgjedhë normalitetin

Lumir Abdixhiku, kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë një tubimi në Kaçanik dhe Elez Han, prezantoi projektin e ri të LDK-së, të quajtur “cikli i jetës”.

Ky projekt synon të ofrojë mbështetje financiare për fëmijët nga lindja deri në moshën 21-vjeçare. Abdixhiku theksoi se me qeverisjen e tij, çdo nënë do të përfitojë 200 euro në muaj për fëmijët e porsalindur, duke arritur një total prej 2400 eurosh në vit.

Për më tepër, ai njoftoi se mbështetja do të vazhdojë për fëmijët nga mosha një deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç, të cilët do të marrin 50 euro në muaj. Sipas Abdixhikut, ky plan është i domosdoshëm për të garantuar që shteti të mos braktisë familjet dhe të ndihmojë në rritjen e mirëqenies së tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *