Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Abdixhiku thekson se LDK konsideron se këto masa janë të pajustifikuara dhe nuk reflektojnë situatën aktuale politike dhe institucionale në vend. Sipas LDK-së, masat e BE-së po shkaktojnë pasoja të rënda për qytetarët e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet shtetërore.
LDK nënvizon se kriteret e vendosura nga BE janë përmbushur, pasi pushteti lokal në komunat veriore është transferuar. Partia apelon që BE të marrë një vendim për heqjen e plotë të masave, duke respektuar parimet e drejtësisë dhe partneritetit.
Ajo thekson se këto masa kanë bllokuar projekte zhvillimore dhe investime, duke penguar përmirësimin ekonomik dhe shërbimet publike. Republika e Kosovës, sipas LDK-së, meriton trajtim të drejtë dhe mbështetje në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Leave a Reply