Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar në nisje të Kuvendit se sot do të zbulohet e vërteta, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka mbështetjen e nevojshme për të formuar një qeveri të re.
Abdixhiku theksoi se veprimet e rëndësishme nuk duhen lënë për në momentin e fundit dhe se kjo është një mundësi për të parë qartësisht situatën. Ai argumentoi se pengesat vijnë nga ata që nuk kanë arritur të krijojnë një shumicë të thjeshtë.
Në vlerësimin e tij, vendi po i afrohet zgjedhjeve të parakohshme, duke sugjeruar se skena politike është në një moment kritiku. /REL/

Leave a Reply