Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mos përfshijë në listën e kandidatëve për deputet Agim Veliun, një nga figurat historike të partisë.
Ky vendim vjen pas përjashtimit të tij nga lista edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, pas marrjes së degës së Podujevës, që Veliu e drejtonte si kryetar komune deri kur u bë ministër në vitin 2020. Në vend të tij, Abdixhiku ka vendosur mjekun Ekrem Hyseni në krye të degës, i cili deri më tani nuk ka arritur fitore në garat e mëparshme politike.
Hyseni ka humbur dy herë garat për kryetar komune ndaj Shpejtim Bulliqit të Vetëvendosjes dhe nuk ka arritur të sigurojë vend si deputet më 9 shkurt. Ndryshe nga Hyseni, Agim Veliu ka pasur një histori suksesi në garat politike, duke fituar disa mandate për kryetar komune dhe si deputet.
Vendimi i Abdixhikut për të lënë jashtë Veliun dhe për të përfshirë Hysenin në listë mbetet të shihet si do të ndikojë në rezultatin e LDK-së dhe mbështetjen e elektoratit të saj.

Leave a Reply