Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku, ka shpërndarë një pamje të Prishtinës, duke theksuar se të dielën e 9 nëntorit, qytetarët e kryeqytetit do t’i dhurojnë LDK-së besimin që, sipas tij, popullistët nuk mund ta ndalin kurrë.
Në postimin e tij, Abidixhiku ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e quajtur atë “kryepopullist” që ofron vetëm bllokim dhe kërcënim. Ai ka theksuar se qeverisja e LDK-së ka ndriçuar kryeqytetin si asnjëherë më parë dhe ka ftuar qytetarët të japin një përgjigje në zgjedhjet e ardhshme.
Në një deklaratë të mëparshme, Kurti ka shprehur se nuk do të financojë kryetarët që nuk punojnë mirë ose janë të korruptuar, duke u kërkuar votuesve të mos mbështesin ata që nuk janë të aftë apo të ndershëm.

Leave a Reply