Abdixhiku: Respektimi i procesit zgjedhor, një mrekulli demokratike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëshorten e tij, ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Ai theksoi se zgjedhjet në Kosovë janë një festë demokratike, ku qytetari merr vendime për të ardhmen e komunave për katër vitet e ardhshme. Abdixhiku u shpreh i kënaqur me standardin demokratik të proceseve zgjedhore në Kosovë, duke i cilësuar ato si një mrekulli demokratike në kontekstin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

Ai gjithashtu nënvizoi se dita e votimit është një festë, që do të kulmojë më 9 nëntor kur procesi mbyllet. Ndërsa për zgjedhjet parlamentare, ai deklaroi se pas zgjedhjeve lokale, fokusi do të kthehet te zgjedhjet nacionale, të cilat pritet të mbahen në fund të dhjetorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *