Abdixhiku: Shteti do të mbështesë qytetarin që nga lindja

Lumir Abdixhiku, kandidati për Kryeministër nga LDK, gjatë një tubimi në Pejë, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik si element kyç të vizionit të tij politik.

Ai shpalosi planin për investime kapitale prej 5 miliardë eurosh gjatë katër viteve të ardhshme, me synimin për të arritur një rritje ekonomike prej 5%. Abdixhiku përmendi se këto investime do të përkthehen në infrastrukturë të përmirësuar, duke përfshirë rrugë, ujësjellës, shkolla dhe spitale.

Ai theksoi se do të ndërtohen edhe zona industriale dhe do të krijohen vende të reja pune, ndërsa planifikon që të përfundojë magjistralet për qytetet Pejë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Podujevë, për të forcuar lidhjet rajonale. Gjithashtu, ai premtoi se nën qeverisjen e LDK-së, shteti do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve që nga lindja, duke siguruar mbështetje të vazhdueshme për secilin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *