Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një takim konsultativ në selinë e saj, ku morën pjesë figura kryesore të partisë.
Ky zhvillim vjen pas një rezultat të pakënaqshëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe dilemave rreth rolit të kryetarit Lumir Abdixhiku. Hykmete Bajrami, nënkryetare e LDK-së, i tha gazetarëve se qëndrimet e saj do t’i shprehë gjatë takimit dhe më vonë do t’i bëjnë publike.
Ndërkohë, Avdullah Hoti dhe Anton Çuni, të dy nënkryetarë të partisë, nuk dhanë komente para mediave, por Çuni premtoi se çdo vendim do të publikohet pas mbledhjes. Imri Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm, theksoi se tema e dorëheqjes së Abdixhikut do të diskutohet në mënyrë të brendshme, dhe se vendime do të merren nga Kuvendi dhe Këshilli i partisë.
Jehona Lushaku-Sadriu, kryetare e Forumit të Gruas, theksoi rëndësinë e debatit të brendshëm për vazhdimësinë e demokracisë në parti. Në natën e zgjedhjeve, Abdixhiku shprehu pakënaqësi për rezultatet dhe deklaroi se Kuvendi do të diskutojë të ardhmen e LDK-së, duke përfshirë edhe mundësinë e dorëheqjes së tij.

Leave a Reply