Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidat për postin e kryeministrit, ka prezantuar programin qeverisës të partisë së tij për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të planifikuara për 28 dhjetor.
Në një ngjarje të organizuar përmes rrjeteve sociale, Abdixhiku inkurajoi vullnetarët që të shpërndajnë programin në të gjithë Kosovën. Një detaj që ra në sy ishte gabimi në titullin e programit, ku fjala “Demokratike” ishte shkruar gabim.
Programi përfshin masa për përmirësimin e kushteve ekonomike, si rritja e pagave për punonjësit në sektorin publik, përfshirë mësuesit dhe personelin mjekësor, si dhe për policët dhe zjarrfikësit. Abdixhiku theksoi se plani ka për qëllim të punësojë dhe trajnojë 40 mijë të rinj në sektorin e teknologjisë informative.
Ndërkohë, parashikohen rritje të pensioneve çdo vit, duke filluar nga 200 euro në vitin e parë. Pjesë e programit janë gjithashtu projekte të mëdha infrastrukturore, si ndërtimi i një centrali të ri me gaz, një stadium kombëtar dhe rrugë të reja.
Abdixhiku premtoi përmirësimin e infrastrukturës rrugore në disa qytete kryesore të vendit.

Leave a Reply