Abrashi sfidon deklaratën e Osmanit për “takimin” e zgjatur me Trumpin: Mesatarisht, Trump u kushtoi liderëve vetëm 36 sekonda

Njohësi i diplomacisë, Emir Abrashi, i është përgjigjur presidentes Vjosa Osmani, e cila ka paraqitur takimin e saj disa sekondash me presidentin Trump si një takim të zgjatur.

Abrashi ka sqaruar numrin e liderëve botërorë të pranishëm në ceremoni dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të Trump.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë të ditur se Trump kishte mesatarisht 36 sekonda në dispozicion për çdo lider.

“Në këtë pritje kanë marrë pjesë 145 liderë nga e gjithë bota. Presidenti Trump në këtë ngjarje ka qëndruar 1 orë e 28 minuta. Mesatarisht, i bie 36 sekonda për lider. Tani, bëni llogaritë se çfarë ‘bisede e gjatë dhe shumë përmbajtësore’ mund të jetë zhvilluar aty…”, ka shkruar Abrashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *