Adelina Ismaili nderohet nga Presidentja Osmani me mirënjohje

Në një mbrëmje gala të organizuar në AMC Hall, recitalit të Adelinë Ismailit i parapriu një moment i veçantë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nderoi këngëtaren e njohur me Mirënjohjen Presidenciale, duke vlerësuar kontributin e saj të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare ndër vite. Gjatë fjalës së saj, Presidentja Osmani e përshkroi Adelinën si një nga ikonat më të rëndësishme të skenës muzikore shqiptare.

Ajo vuri në dukje se Adelina, e cilësuar shpesh si diva e muzikës moderne shqiptare, ka qenë një burim frymëzimi për breza të tërë dhe një zë i fuqishëm në art dhe shoqëri. Ky nderim vjen në një vit të rëndësishëm për Adelinën, e cila feston 40 vjet karrierë, një udhëtim që e ka bërë atë simbol të identitetit muzikor shqiptar.

Me rastin e këtij përvjetori, Adelina ka publikuar mini-albumin e saj të ri, “Grua”, që ka ngjallur shumë entuziazëm te publiku. Recitali pritet të sjellë një performancë të veçantë, duke rikthyer momente kulmore të karrierës së saj të pasur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *